Shkrimtari Agron Tufa ka shënjestruar një tjetër zyrtar të lartë, që sipas tij, ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit.

Bëhet fjalë për Drejtorin e Kërkimeve Shkencore në Akademinë e Sigurisë, Xhavit Shalën, të cilit i drejton disa pyetje lidhur me kohën e diktaturës, përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Në fund të mesazhit, Tufa paralajmëron drejtorin Shala të bëjë kujdes me përgjigjet, ndërsa shton me tone të forta se “Do t’i zbraz pikë-pikë të vërtetat e tmerrshme”.

Mesazhi i Agron Tufës:

Postcriptum 1: nga “Punët dhe ditët” e ish oficerit të Sigurimit, shokut Xhavit Shala, sot Drejtor i lartë i Policisë së Shtetit dhe disa pyetje të karakterit mistik për shokun Xhavit:
1. Kë/cilët do të përgjonte punëtori i zellshëm operativ, shoku Xhavit, në zyrën e “pallatit përballë”?
2. “Zyra siguron kushte normale për ruajtjen e sekretit”. – Çfarë sekreti duhej të ruhej vallë?
3. Kush/cili nga punëtorët operativë e spiunonte tjetrin – Niko Subashi Xhavit Shalën apo Xhaviti Nikon? Ndoshta të dy ndësjelltësisht? Ndoshta asnjëri?
4. A i përdor ende punëtori i partishëm operativ i Sigurimit ish bp-të e tij nga Elbasani, për të shkruar e përhapur skenarë nëpër shtypin shqiptar kundër armiqve të Sigurimit dhe Rilindjes? Cilët janë pseudonimet e tyre? Shënim: Kujdes me përgjigjet! Partia të kap në flagrancë me zemër të pasinqertë! Dhe t’i zbraz pikë-pikë të vërtetat e tmerrshme. Të pashterrshme!

https://connect.facebook.net/fr_FR/sdk.js#xfbml=1&version=v5.0

Postcriptum 1: nga "Punët dhe ditët" e ish oficerit të Sigurimit, shokut Xhavit Shala, sot Drejtor i lartë i Policisë së…

Publiée par Agron Tufa sur Vendredi 17 janvier 2020

https://connect.facebook.net/fr_FR/sdk.js#xfbml=1&version=v5.0

Portrete famëkëqinj oficerësh të Sigurimit në detyra të larta sot:Xhavit Shala, sot Drejtor i Kërkimit Shkencor në…

Publiée par Agron Tufa sur Jeudi 16 janvier 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re