Vala e të nxehtit që ka goditur Europën ka prekur edhe Shqipërinë.

Sipas parashikimeve të Meteoalb, vala e të nxehtit do të largohet këtë fundjavë.

Ndërkohë që sa i përket muajit Korrik, ai do të jetë një muaj tipik i
stinës së verës, me temperatura të nxehta dhe i përshtatshëm për të
shijuar pushimet në bregdet.

Por nuk do të mungojnë as ditët me temperatura ekstreme deri në 40 gradë Celcius në hije.

“Gjatë fundjavës do kemi një rënie të lehtë të temperaturave deri në
36 gradë celcius. Fillimi i korrikut do sjellë rritje graduale.

Korriku paraqitet të jetë një muaj i nxehtë me temperatura më të
larta, në të shumtën e ditëve ato do të variojn nga 34 deri në 38 gradë
celcius.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re