Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer mbrëmjen e sotme ngjarjen e shumë viteve më parë kur u dhunua rëndë nga një person me levë në fytyrë. Ai ka treguar mënyrën si kanë ndodhur ngjarjet afër mesnatës teksa po afrohej pranë pallatit të tij i shoqëruar nga dy miq.

“Pra sikur kishin pretenduar dhe unë isha rreth orës 11 të natës, mos gabohem 22 janar dhe ishte shumë ftohtë po shkoja në shtëpi, bashkë me shoqen time dhe me një shok tjetër që jetonim në një apartament të vogël, futemi tek blloku i pallatit dhe duke ecur në rresht nga muri, duke u afruar te hyrja del një hije që afrohet, mu duk sikur ishte një studenti im që donte të më tregonte ca punë, me letër kishte të mbështjellë një levë dhe në momentin që doja ti thoja ç’i ke këto shaka më goditi dhe më lanë të shtrirë duke menduar se mbarova e ikën. Unë u çova isha i çarë dhe ajo që ishte shumë spektakolare ishte se ka qenë një bllok me katër pallate dhe të gjithë ishin në ballkone e asnjë nuk zbriti poshtë”, tha Rama në Top Story.

Rama foli edhe për hyrjen në politikë dhe raportin me Fatos Nanon. Ai u shpreh se Nano kishte dëshirën për të ftuar brenda partisë njerëz që ishin jashtë PS.

“Ngjarja që lidhet me futjen time në PS, është një ngjarje që lidhet me dy njerëz jo me PS. Lidhet me Fatos Nanon dhe mua. Nano kishte dëshirën dhe instinktin shumë të fortë, që të ftonte rreth vetes njerëz të cilët ishin jashtë PS dhe që të kombinonte atë që ishte prurje e partisë ku deri në atë moment s’kishte pasur ndonjë kontribut për shkak se hyri në burg.

Ishte Nano që i ra me shqelm derës së partisë dhe e hapi që të futesha unë. Unë kam vazhduar dhe e kam thelluar shumë se kam pasur mundësi ta bëj, zanafillën, kam sjellë shumë njerëz në PS. Në rastin konkret historia ime me Fatosin, njëri ishte udhëheqësi, tjetri qëlloi që ishte pasardhësi. Nuk mendoj se në momentin e parë ka zgjedhur pasardhësin, ai donte njerëz. Rrezikun e lexoi më vonë. Unë asnjëherë se kam pasur në mend të futesha në politikë. E doja si instrument që të më shërbente për betejat e mia”, tha Rama.

Një tjetër episod që ka rrëfyer kryeministri Edi Rama është publikimi i fotove nudo.

“Një ditë të bukur më bie telefoni dhe e ngrita më tha dikush shiko me një zë shqetësues, duhet të bëhesh gati të paguash se ke dhe fushatën përpara, nuk po e kuptoja çfarë po thoshte i thashë kush je më tha do e kuptosh por përgatitu të paguash mirë. Ndodhi kjo telefonatë pas 10 ditësh dhe isha i përgatitur në rastin e dytë t’i ktheja përgjigje frëngjisht dhe më thotë mos bëj trimin se mos me pagu ti do të tmerrohen të gjithë gratë e gjithë gocat e gjithë familjet e këtij vendi. Më kërkoi të paguaj e do të tmerrohen gratë dhe në një moment pata një flash që janë fotot, i kërkova dhe nuk i gjeta dhe makina.

Mendoja që janë fotografitë por nuk e dija qartësisht, erdhi zarfi, unë isha në fushatë, më mori në telefon drejtuesja e organizimit më tha ku je duhet të vish patjetër dhe aty e kuptova. I thashë mos u shqetëso se nuk është se po sheh për herë të parë më tha nuk është për të qeshur. E ndava mendjen që duhej të përballohesha më të vërtetën, i thashë thuaj është montazh, por më vinte plasja të fshihja këtë gjë isha në një plazh nudist me të dashurën tim. Kam qenë njeri i lirë nuk e lashë fushatën në mes për të ikur atje”, u shpreh Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re