Skip to content

“Do u përgjigjemi dhëmb për dhëmbë”- Berisha për situatën e krijuar në Kuvend: Sina nuk u godit! Deputetët socialistë të mos marrin rolin e provokatorit

Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së zhvilluar me Gazment Bardhin dhe deputetët e opozitës, është shprehur “do i përgjigjemi dhëmb për dhëmb përpjekjeve të Edi Ramës me mohimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve”

Ndër të tjera, Berisha u shpreh se deputetët socialistë të mos marrin rolin e provokatorit por të respektojnë protestën, ndërsa shtoi se në përplasjet e djeshme mes deputetit Bledion Nallbati  dhe Vullnet Sina, ky i fundit nuk është goditur.

Berisha tha se “ne po protestojmë për problemet me të drejta dhe ekzistencën e Parlamentit”.

Sali Berisha: U diskutua gjerësisht se si t’iu përgjigjemi dhëmb për dhëmb përpjekjeve të Edi Rames me mohimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve në Parlament. Së pari dënoj çdo provokim që bëhen kur ne jemi ne protestë në Kuvend. Deputetët socialistë të mos marrin rolin e provokatorit por të respektojnë protestën.

Kjo situatë i turpëron ata, ne po protestojmë për problemet me të drejta dhe ekzistencën e Parlamentit. Përgjigjen do ta ndiqni, do jete publike, çdo dite. Edi Rama ka zgjedhur taktikën që të mbyll Parlamentin në mënyrë që ta bëjë të paqenë. Ka një seancë n datën 2 dhe më pas në 22. Ne vazhdojmë betejën.

Dhunën e filloj ai tjetri i cili për të prish protestën tonë iu nënshtrua kryetares që e mbyti me gardistë parlamentin. Zoti Sina nuk mund ta merret fjalën kur opozita ishte në protestë. Ai nuk u godit. Pati përplasje fizike qe u vërsul ndaj tij dhe mori fjalën.Deputetët e mazhorancës të respektojnë të drejtat e opozitës.

“”