Të gjithë ata shtetas që do të udhëtojnë drejt Italisë, nesër më 11 Janar, duhet të rishikojnë axhendën. Fluturimet ditën e nesërme pritët të kenë vonesa.

Kjo situatë do krijohet për shkak të një greve 4-orëshe në Itali nga ana e kontrollorëve të trafikut ajror.

Autoriteti i Aviacionit Civil informon qytetarët që kanë prerë bileta fluturimi nga aeroporti i Rinasit, të kontaktojnë me agjencitë përkatëse.

Njoftimi i Autoritetit Civil:

Autoriteti i Aviacionit Civil, i bën thirrje pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e nesërme 11 Janar 2019 nga Italia drejt Shqipërisë dhe anasjelltas, se ditën e premte unionet e kontrollorëve të trafikut ajror në Itali, do të mbajnë një grevë 4 orëshe, nga ora 13.00 deri në 17.00.

Si pasojë e kësaj greve pritet të ketë vonesa dhe anullime fluturimesh në disa aeroporte të Italisë.

Autoriteti i Aviacionit Civil i bën apel pasagjerëve që kanë rezervuar për të udhëtuar ditën e nesërme, që të kontaktojnë me agjencitë ku kanë marrë biletën dhe kompaninë ajrore, për t’u njohur me statusin e fluturimit në mënyrë që të evitojnë pritjet e gjata.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re