Itali– Dy persona me origjinë shqiptare u përpoqën të ngjiteshin nga ballkoni i një ndërtese për të hyrë në një shtëpi dhe për të kryer një grabitje natën e Krishtlindjes.

Një nga dy shqiptarët u arrestua dhe sipas medieve italiane bëhet fjalë për një 39-vjeçar me precedentë penalë.

Një grua vuri re dy burra të cilët, në godinën përballë saj, në via Vincenzo Russo, po ngjiteshin në ndërtesë me një litar për të arritur në një ballkon.

Gruaja ka lajmëruar menjëherë policinë e cila me të mbërritur në vendngjarje ka parandaluar vjedhjen. Njëri nga dy hajdutët ka mundur të arratiset.

Agjentët e komandës Villa San Giovanni kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar shqiptarin të cilin e kanë dërguar në komisariat.

Gjatë kontrollit u gjetën kaçavida dhe doreza të zeza.

Akuza është vjedhje në tentativë, për të cilën është urdhëruar gjykimi i menjëhershëm./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re