Kandidati për kryetar të PD, Edvin Kulluri ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e emisionit “Me Xhaxhiun” në Fax News ku ka folur mbi përçarjen e madhe që ka ndodhur në PD duke thënë se tashmë ishin krijuar 3 palë të ndryshme brenda partisë.

Mes palëve të krijuara, Kulluri tha se vetëm një pjesë e vogël ishin mbështetës të flaktë të Berishës ndërsa pjesa tjetër nuk donin as Bashën dhe as Berishën.

Ndër të tjera, Kulluri zbuloi se para se të mbërrinte në studio në mesazhin e mbërritur, i njoftohej propozimi nga ana e grupimit të Rithemelimit për organizimin e primareve për të zgjedhur kryetarët e degëve brenda 7 ditëve. Ai tha se diçka e tillë ishte qesharake sepse nuk mjaftonte koha as për të takuar një të dhjetën e anëtarëve.

Pyetje: Populli opozitar nuk i besoi Berishës?

Kulluri: Në PD ka tre palë sot. Njëra palë është pakicë e qartë që kanë mbështetur Bashën sepse nuk donin të mbështesnin Berishën. Megjithatë ky është mendimi i tyre. Ka një grup tjetër që është shumicë absolute që është kundër Bashës dhe dolën në referendum. Por këta nuk kanë njerëz të cilët duan Berishën, jo të gjithë prej tyre madje edhe unë mes tyre. Nuk mund të vijë e ardhmja duke u sjellë si e shkuara. Dhe grupi i tretë janë mbështetës besnikë të Berishës dhe nuk është ndonjë defekt i madh sepse ai ka qenë lider historik përballë një njeriu që ka njohur vetëm humbje siç është Basha.

Kjo gjë ka ndodhur sepse këta dy persona duan të mbajnë monopolin e partisë. Përse grupi i Rithemelimit nuk e thërret Këshillin Kombëtar për ta shkarkuar Bashën? Nuk e bëjnë sepse nuk e duan largimin e Bashës por duan të jenë si në 25 Prill.

Pyetje: Ka një arsye kjo? Cili është misioni i këtyre njerëzve?

Kulluri: Gjysmë ore para se të vija këtu më çuan propozimin e grupimit të Rithemelimit dhe po ta shihni është qesharake. Do të ketë primare për 7 ditë për kryetarët e degëve. Në këtë mënyrë shoh se do vijë dita për të thënë “Luli kthehu”. Në këto shtatë ditë nuk ke kohë të takosh as një të dhjetër e anëtarëve të partisë. Është më e ndershme të emërosh siç bënte Basha sesa në këtë mënyrë. Unë jam i sigurt se këta nuk do jenë në strukturat drejtuese të PD, jam i sigurt për këtë as Basha dhe as Berisha. Kjo e sotmja noterizoi dyshimin tim se lëvizja e foltores dhe grupi i Rithemelimit ka zero interes për të shkuar para.

(B.V/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re