Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka uruar mirëseardhjen kryeministrit Edi Rama në Ankara, teksa mes dy vendeve janë firmosur disa marrëveshje.

Erdogan tha se Turqia do të vijojë investimet në Shqipëri dhe do të mbështesë projektet për zhvillimin e vendit.

Lexo edhe :Related Posts

“Ju uroj mirëseardhjen edhe një herë. Bashkëpunimi ynë shumë dimensional vazhdon të zhvillohet.  Me marrëveshjet që nënshkruam, përforuam bazën juridike. Volumi tregtar ka arritur në 1 miliard dollarë dhe objektivi është të shkojë në 2 miliardë dollarë. Në janar 2021 dhamë lajmin që do ndërtonim një spital në Shqipëri. Vendosëm bast me zotin Rama. Ne e mbajtëm fjalën dhe e ndërtua për 2 muaj. Do ta menaxhojmë bashkë këtë spital. Edhe ketej e tutje do te jemi pranë popullit shqiptar.”, tha Erdogan./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re