Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës ka depozituar një kallzim penal ndaj Spartak Brahos.

Kërkesë-padinë, deputeti Flamur Noka e kishte marrë me vete në sallën e Kuvendit, ku pas largimit nga seanca plenare e depozitoi pranë Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Braho akuzohet nga Komisioni i Rithemelimit për kryerjen e veprës penale të shpifjes.

Para protestës së 8 janarit, ish-deputeti, në një studio televizive paralajmëronte se tubimi i thirrur nga Sali Berisha do të kishte skenarë të dhunshëm, madje, sipas tij, do të përfundonte edhe me viktima, duke përmendur një deputet me inicialet E.A.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re