Do vrisnin Preng Palucën në Tiranë në gusht të këtij viti, gjykata e Lezhës jep ‘masën e sigurise’ për 3 të arrestuarit.

Dy nga tre personat e arrestuar si pjesë e grupit që po përgatisnin të organizonin një vrasje në Tiranë do të qëndrojnë në burg. Çifti i bashkëshortëve Nikoll e Marie Marku, si dhe dhëndri i tyre Mark Lamkja dolën këtë të premte para gjykates për tu njohur me masen e sigurisë.

Gjykata vendosi masën e sigurisë arrest në burg për Nikoll Marku dhe Mark Lamkja, ndërsa për Marie Markun u vendos që të hetohet me masen e sigurisë arrest në shtëpi për shkak të problemeve shëndetësore.

Gjithashtu “Arrest në burg” në mungesë u vendos dhe për dy personat e shpallur në kërkim Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, të cilët rezultojnë të jenë larguar jashtë Shqipërisë në Spanjë pak ditë para se policia të kryente operacionin.

Kujtojmë se atentati ndaj Palucës u krye në 8 gusht të këtij viti në Kamëz ku njeri nga te shpallurit në kërkim qëlloi me arme zjarri ndaj tij dhe bashkëshortes duke i lënë të plagosur.

Dy ditë më parë Fax News mësoi dhe detaje të reja sa i takon Palucës, të cilit i ishte bërë atentat dhe 3 vite më parë në banesën e tij.

Më pas plani per ekzekutimin e tij nga Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka ka ardhur si pasojë e konflikteve të drogës të dyshuara që kanë nisur në Belgjikë me vëllezërit Paluca. Ndërkohë lënda eksplozive dyshohet se është sjellë në mënyrë ilegale nga jashtë Shqipërisë.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re