Astrit Veliaj pritet që të zëvë vendin e Eduard Halimit në parlament, pasi ky i fundit la mandatin këtë të premte.

Por, Veliaj është një figurë që nuk pëlqehet në këtë parti.

Sekretari i PD-së, njëkohësisht anëtari i Këshllit Bashkiak të Beratit, Namir Lapardhaja, ka ironizuar faktin se Veliaj mund të rikthehet në parlament si deputet i PD-së.

“Tani qe demokratet e Beratit do te perfaqesohen ne Parlament nga nje intelektual i nivelit nderkombetar (dhe me gjere) si A. Veliaj, ata nuk do te kene vetem zerin e tyre ne tempullin e demokracise, por, madje, edhe veshin, edhe syrin, edhe mendjen, edhe lekun… etj.

Vetem nje demokraci e niveleve perendimore si kjo e jona, mund te na e dhuronte dhe mund te na bente pjesetar te ketij fati e gezimi te madh kolektiv…

Rr(n)ofsh e qofsh, o moj demokracia shqiptare… ”, shkruan ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re