Lëvorja e patates, e rritur në mënyrë organike, nuk përmban kurrfarë substance të dëmshme për shëndetin. Lëngu i patates është i shëndetshëm në shërimin e gastritit, njërës nga sëmundjet më të përhapura.

Pastrojeni mirë pataten, hiqni pjesët e gjelbra nga lëvorja. Më pas, ashtu me gjithë lëvore, futeni në blender, për të përftuar lëngun e saj.

Kini parasysh, lëngun gjithmonë ta konsumoni të freskët, nëse dëshiron t’ia rregulloni shijen, përziejeni me pemë dhe perime. Mos pini më shumë se sa sasia e rekomanduar.

Ju duhet të pini një lugë nga lëngu i patates, duke e përzier me pak ujë, para ushqimit. Në terapinë kundër të thatit në lukth dhe zorrës dymbëdhjetëgishtore, për çdo ditë sugjerohet marrja e gjysmë decilitri lëng të patates në lukth të zbrazët dhe e njëjta sasi, gjysmë ore para drekës dhe darkës.

Lëngu nga patatja ka efekt të mirë edhe në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, si dhe në shërimin e organeve të frymëmarrjes.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re