Vaji i arrës është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega 3 dhe në përbërjen e saj gjejmë proteina, kripëra minerale zink, kalcium, potasium, hekur dhe vitamina E dhe C që përbëjnë një burim ushqyes për shëndetin.
Konsumimi i vajit të arrës ndihmon enët e gjakut duke u dhënë atyre më shumë forcë për një funksionim më normal.
Gjithashtu vaji i arrës përmban jod që është parësor për mirëfunksionimin gjëndrës së  tiroideve, përmirëson lëkurën, kundër plakjes, kundër inflamacionit, si dhe ka veti të larta antibakteriale dhe antivirale.
Studimet kanë treguar se qelizat e trurit kanë nevojë për acide yndyrore për këtë arsye dieotologët këshillojnë përdorimin e vajit të arrave./KP/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re