Dëllinja e kuqe është një frut me vlera të larta ushqyese. Është shumë e vlerësuar në mjekësinë popullore dëllinja (lat. juniperus communis), e cila është përdorur ndër shekuj për shërimin e sëmundjeve infektive.
Ka efekt në trajtimin e kollës, astmës, sëmundjeve gastrointenstinale dhe djersitjeve. Dëllinja përmban përbërës që luftojnë sëmundjet infektive dhe fruti i dëllinjave nxit punën e veshkave dhe nxit sekretimin e urinës. Organet tretëse nxiten për një funksionim më të mirë. Lukthi do jetë më i butë dhe zorrët të cilat kanë probleme infektive.
Vaji eterik i dëllinjës ka efekt në ndalimin e kollës duke zhbllokuar organet e frymëmarrjes. Depërtimi i këtij vaji në lëkurë mund të jetë efektiv në shërimin e sëmundjeve reumatoide. Dëllinja është e pasur me mangan, squfur, kalcium dhe kalium.
PËRDORIMI I DËLLINJËS SI SHURUP DHE ÇAJ
Për të përgatitur shurupin e dëllinjës ju duhen 500 gram dëllinja të ziera në 3 litra ujë. Hiqini nga uji dhe qërojini duke i vendosur të zihen përsëri. Lëngun kullojeni dhe shtojini një lugë mjaltë për çdo gotë ujë lëng dëllinjash.
Çaji i dëllinjës përgatitet duke përzierë një lugë dëllinja të qëruara në 250 ml ujë të vluar dhe shtojini sheqer ose mjaltë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re