Pjesa shëruese e shafranit janë stigmat që përmbajnë fitokimikate të shumta si krocina, pikrokrocina, likopena, karotenoidet dhe alkaloidet, shkruan .
Vaji esencial përmban safranal i cili ka efekt qetësues, heq dhimbjen dhe ngërçet. Librat e vjetër përmendin se shafrani i përzier në qumësht mund të përdoret si një kompresë për sytë e lodhur dhe se preparate të ndryshme ndihmojnë në trajtimin e inflamacioneve, dhimbjeve, ngërçeve tek foshnjat dhe të tjerët. Ai gjithashtu mund të përdoret për astmën dhe kollitjen, stimulimin e qarkullimit të gjakut dhe menstruacionet e dhimbshme.
Shafrani është ilaç natyral për depresion dhe ndihmon edhe në zbutjen e sëmundjes si Alzheimeri. Shafrani merret nga bima e familjes Iridaceae, e cila ka një sezon të shkurtër lulëzimi, vetëm tre javë në vit. Shafrani është një erëz e vlerësuar e cila përdoret në pothuajse gjithë botën, ndërsa shpesh e quajnë “mbreti i erëzave”. Edhe pse është më i njohur si një erëz, për shkak të ngjyrës specifike të verdhë, përdoret edhe si një ngjyrosës natyror në industrinë ushqimore dhe për qëllime mjekësore. Shijen e ka shumë të butë, dhe përdoret kryesisht për shkak të ngjyrës së bukur të verdhë të cilën ua jep gjellëve me oriz (paella, rizhoto) dhe supë franceze të peshkut bouillabaisse.
Vlera e energjisë e 100 g të shafranit është 310 kcal/1.298 kJ. Për 0.5 kg të erëzës është e nevojshme të merren rreth 75.000 lule dhe me dore të hiqen stigmat me shtypës, ndërsa për shkak të mënyrës së shtrenjtë të prodhimit, përdoret më rrallë për qëllime mjekësore.Nga vitaminat, shafrani në sasi të konsiderueshme përmban vitaminë C, tiaminë, riboflavinë, niacinë, acid folik dhe vitaminë B6.
Shafrani mund të përdoret edhe për qëllime kozmetike. Falë përmbajtjes së tij të pasur me antioksidantë, ai e mbron lëkurën nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Maska nga shafrani dhe papaja e freskët ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës dhe kontribuon në ngadalësimin e shfaqjes së rrudhave dhe njollave. Shafrani i thatë është në dispozicion gjatë gjithë vitit në shirita dhe pluhur, ndërsa paketimet mund të jenë nga 0.1 gram deri në disa gram. Shafrani për shkak të shijes dhe ngjyrës së pasur u shtohet ushqimeve të veçanta në shumë kuzhina të botës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re