Mbrëmjen e sotme është plagosur me armë shtetasi, Dedë Planaj, i cili mësohet të jetë kushëriri i parë i “kumbarit” të drogës, Bardhok Planaj. Ky i fundit u ekzekutua me 30 plumba në mbrëmjen e 4 prillit të vitit 2021.

Fax News mëson se i plagosuri me armë,Dedë Planaj është dërguar në spitalin Rajonal të Shkodrës ku po merr mjekimin e duhur. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Por kush është Bardhok Planaj?

I njohur si ‘kumbari’ i Shkodrës më datë 03.12.2018 ai u arrestua me akuzat e pastrimit të parave, falsifikimit dhe ndërtimit të paligjshëm, ndërkohë që iu sekuestrua një pallat 10 katësh me vlerën 2 milionë euro, por edhe disa makina luksoze.

Pesë vite më parë Pllanaj trazoi politikën pasi opozita akuzoi maxhorancën se biznesmeni i cili kërkohej nga policia si i dyshuar për transportimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike drejt Italisë, operacioni i koduar “Laguna e Vilunit”, ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku.
Bardhok Pllanaj qëndroi vetëm pak ditë në burg pas arrestimit ne dhjetor te 2018, pasi gjykata e ndryshoi masën e sigurisë pas komplikacioneve në zemër.

Si u krye ekzekutimi i tij?

Bardhok Planaj u vra mbrëmjen e 4 Prillit pranë shtëpisë së tij në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës, ku u qëllua me më shumë se 60 plumba, 30 prej të cilave i ka marrë në trup.

Në video shihet momenti kur Pllanaj qëllohet me breshëri arme nga pas, teksa është duke lëvizur me makinën e tij tip ‘Range Rover” poshtë shtëpisë së tij. Autorët që e kanë ndjekur me një mjet tip “Volsvagen Passat” me targa italiane e kanë qëlluar fillimisht në ecje dhe Pllanaj ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e të shtënave, duke u përplasur me një biznes anës rrugës. Më pas autorët i kanë dalë në pjesën anësore duke e qëlluar sërish dhe më pas kanë ikur.

Babë e bir në sulm/ Kush është Bardhok Planaj ‘kumbari’ i Shkodrës që mblodhi të rinjtë për të qëlluar me armë lokalin e efektivit Pjetri (Lidhja që ka me ish deputetin Mark Frroku)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re