Një tjetër audiopërgjim i gazetarit Adriatik Doçi është publikuar nga portiali Publiklive.tv.

 

Në audiopërgjimin e radhës, Doçi rrëfen se si shantazhoi një kryetar të gjykatës Elbasan, i cili sipas tij merrte lekë nga grupet kriminale për të mos i penguar në aktivitetin e tyre.

 

Ai shton në audiopërgjim se kryetari i gjykatës u kërkonte atyre më pas edhe vajza nën moshën 18 vjeç për favore seksuale.

 

Doçi thotë se dispononte fakte për këtë dhe i ka bërë një shkrim, ku më pas kryetari i gjykatës i ka ardhur në zyrë dhe kokë ulur i ka kërkuar që të mos publikojë fakte të tilla, pasi ishte gjysh.

 

Në audiopërgjimin e publikuar nga Publiklive.tv, dëgjihet që Doçi thotë se i ka kërkuar gjyqtarit të shkojë të takojë një mik të përbashkët për tu sqaruar, pasi kishte frikë se mos përgjohej dhe donte të tregonte kujdes.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re