Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik. është për vizitë në Rusi, më saktësisht në rajonin e Tatarstanit, ku gjeti kohë edhe për të vizituar një xhami.

Teksa mburrej në rrjetet e tij sociale, Dodik shkoi në një tempull ortodoks dhe më pas në një xhami në qytetin e Kazanit, ndryshe kryeqyteti i rajonit të Tatarstanit.

“Sot vizitova tempullin ortodoks në Kazan në Republikën e Tatarstanit dhe pas tempullit vizitova edhe xhaminë e këtij qyteti.

Faleminderit nikoqirëve për pritjen e ngrohtë të delegacionit nga RS”, ka shkruar Dodik në rrjetin social X.

Në fakt, si çdo politikan serb, Dodik nuk është aspak i dashur me xhamitë.

Vlen të kujtojmë deklaratën e tij se “ka më shumë xhami në Sarajevë sesa në Teheran”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re