Dogana greke në pikën Kufitare të Kapshticës ka njoftuar se që prej ditës së sotme lejohet kalimi i mjeteve me tonazh të rëndë, në aksin Kapshticë-Kostur.

“Sot lejohet kalimi i mjeteve me tonazh të rëndë në aksin Kapshticë-Kostur”, thuhet në njoftim.

Prej më shumë se një dit, dogana greke nuk lejonte kalimin e mjeteve me tonazh të rëndë nga pika e Kapshticës për shkak të ngricave në rrugë dhe motit të keq.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re