Skip to content

Dogana rrëzon ministrinë: 28-vjeçari nuk hyri nga Hani i Hotit

Dogana e Hanit të Hotit reagoi pas lajmit se një 28-vjeçar me koronavirus ka hyrë përmes kësaj pike nga Italia në Shqipëri. Sipas doganës, referuar të dhënave të sistemit TIMS, i riu është futur nga Muriqani.

 

“Djali është regjistruar në TIMS në Muriqan me datën 26 shkurt. Babai i tij, nuk ka asnjë hyrje apo dalje nga Shqipëria përmes pikave të kalimit kufitar me Malin e Zi.”

 

Më herët u raportua nga Ministria e Shëndetësisë se 28-vjeçari ka udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale.