Duke filluar nga ora 23:00 e kësaj të mërkurë deri të enjten ne të njëjtën ore, pika e kalimit kufitare ne Kapshtice do të jete e bllokuar. Doganieret greke janë ne greve, pasi kërkojnë rritje rrogash. Greva do te shtrihet edhe në pikën kufitare të Kakavijës, e do te nise nga mëngjesi i se enjtes e do te zgjasë deri te premten.
 
Polica kufitare bën me dije se gjatë 24 orëve nuk do lejohet qarkullimi i automjeteve drejt shtetit grek dhe anasjelltas dhe se do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve. Policia u kërkon drejtuesve që kanë planifikuar te nisen në drejtim të vendin fqinj të anulojnë lëvizjet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re