Zyrtarët të Doganës së Hungarisë gjeten 23 kg mar ijuanë në një autobus që vinte nga Kosova.

Lajmin e beri te ditur vetë Dogana e këtij vendi, nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

Ajo çfarë ka habitur më shumë zyrtarë është mënyra sesi ishte kamufluar lënda .

Sipas njoftimit, sasia e lendes ishte fshehur brenda disa thasëve të mbushur me speca turshi.

Në autobusin nga Kosova ndodheshin dy shoferë dhe 24 pasagjerë.

“Personeli ynë ka gjetur më shumë se 23 kilogramë mari huanë, deri sa po kontrollonte autobusin nga Kosova në Röszke. Dy shoferët dhe 24 pasagjerët nuk deklaruan mallra e tyre doganore”, thuhet në njoftimin e Doganës së Hungarisë.

Sipas autoriteteve doganore vlera e saj në tregun e zi përllogaritet në 160 mijë euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re