Policia e Durrësit ka kapur dhe arrestuar dy shtetasit që i vunë flakën qëllimisht një automjeti 5 ditë më parë në qytetin bregdetar.

Të arrestuarit janë të moshës 26 dhe 17-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rec.”, për zbardhjen e djegies së qëllimshme të një automjeti, të kryer 5 ditë më parë.

Dogjën automjetin e një shtetasi, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, për identifikimin e autorëve të djegies së qëllimshme të një automjeti, në lagjen nr. 1, të kryer më datë 06.08.2023, rreth orës 05:10, është finalizuar operacioni policor i koduar “Rec.”, në kuadër të të cilit u identifikuan, u kapën në bashkëpunim me Policinë e Vlorës, dhe u vunë në pranga shtetasi , 26 vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në Vlorë.

Nga hetimet është provuar se këta 2 shtetas kanë djegur qëllimisht, automjetin e shtetasit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.r.t

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re