Subscribe

Dega e Partisë Demorkatike në Shkodër ka kërkuar lirimin e të gjithë mbështetësve të arrestuar në lidhje me përplasjen në shkollën “Shejnaze Juka”.

 

Në një deklaratë për mediat, kreu I degës Shkodër Xhevdet Amuli akuzoi kryeministrin se po I çon shqiptarët drejt një përplasjeje civile.

 

Kreu i PD Shkodër, Xhevdet Amuli ka dalë sot në një deklaratë për mediat, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po i çon shqiptarët drejt një përplasjeje civile.

 

“Lironi të arrestuarit ose do të përballeni me qindra mijëra qytetarë tek dyert e policies. Shërbëtorët e krimit dhe të Edi Ramës i lidhur me krimin dhe korrupsionin arrestuan qytetarë të cilët thjeshte shprehën revoltën e tyre civile ndaj zgjedhjeve njëpartiake të 30 qershorit që pretendon qeveria. Qytetarët po përjetojnë një prej situatave më të rënda, shkaku dhe e keqja ka vetëm një emër, ai është kryeministri Rama. Është ky njeriu që pasi i ka grabitur qytetarët po i shpie drejt një përplasje civile. Ajo që po ndodh në Shkodër dhe qytetet e tjera është vetëm fillimi i reagimit qytetar ndaj instalimit të diktaturës së re. Zgjedhje më 30 qershor nuk mund të ketë dhe kryeministri nuk duhet të provokohet sepse qytetarët s’do ta lejojnë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re