Një 56 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka djegur 13 hektarë tokë pyjore dhe disa ullinj.

 

Shtetasi i arrestuar është me inicialet M.G., banues në Patos.

 

Sipas policisë arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Belishovë, Mallakastër, në tokën e tij, dyshohet se ka ndezur zjarr i cili i ka dalë nga kontrolli dhe është djegur një siperfaqe prej 13 ha tokë pyjore dhe disa rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit A.H.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re