Një 19-vjeçar në fshatin Toshkëz të Lushnjes ka rënë në prangat e Policisë, pasi u ka vënë flakën 30 hektarë me hamull, me vreshta dhe me dru frutorë. Ndërkohë, është shpallur në kërkim pronari i tokës, i cili ka punësuar të riun për të djegur barërat e egër.

Njoftimi i Policisë:

Toshkëz, Lushnjë/Angazhim maksimal i Policisë, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e veprimtarive kriminale të zjarrvënies së qëllimshme apo nga pakujdesia.

Ndezi zjarr për djegien e barërave të egra, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën 30 hektarë me hamull, me vreshta dhe me dru frutorë, vihet në pranga 19-vjeçari.

Shpallet në kërkim një nga pronarët e sipërfaqes së tokës së djegur, i cili kishte punësuar 19-vjeçarin, për të djegur barërat e egra.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme për një rast zjarrvënieje në fshatin Toshkëz, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin 19 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin 32 vjeç, pasi 19-vjeçari, i punësuar nga shtetasi 32-vjeç, për djegien e barërave të egra, në tokën në pronësi të tij, iu ka vënë zjarri këtyre barërave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur 30 hektarë me hamull, me vreshta dhe me dru frutorë, në pronësi të disa shtetasve.

Vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasit 32-vjeç.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re