Skip to content

Dogji ish-gruan me benzinë në Korçë, kapet pas 1 muaj Bledar Trëndafili

Ngjarja ndodhi pasditen e datës 31 Gusht, në lagjen 2 të qytetit

Pas 1 muaj kërkime, kapet Bledar Trëndafili, i cili dogji me benzinë ish bashkëshorten e tij Melisën.

Mësohet se autori u kap në qytetin e Korçës, ndërsa prej 1 muaji iu fsheh policisë pas kryerjes së aktit të rëndë.

Ngjarja ndodhi pasditen e datës 31 Gusht, në lagjen 2 të qytetit, ku i hodhi benzinë ish bashkëshortes dhe i vuri flakën.

Prej asaj dite, policia ka patur kontakte me familjarë e të njohur, ndërsa kërkimet u shtrinë edhe në kryeqytet, por ai u kap ditën e sotme në Korçë.

Sipas burimeve, autori ka qëndruar i fshehur në zona të ndryshme të qarkut, ndërsa sot është kthyer në lagjen nr 4, atje ku u kap menjëherë nga forcat e policisë. Mësohet se deri më tani, nuk ka deklaruar asgjë para uniformave blu.

31-vjeçarja kohe më parë në emisionin “Shqipëria LIVE” ne Top Channel tregoi se çfarë ndodhi në atë ngjarje.

Melisa tregoi të gjithë momentin e tmerrshëm që përjetoi, gjendjen aktuale dhe shkaqet që çuan bashkëshortin e saj në këtë akt ekstrem.

“Jam shumë keq, doktorët më kanë thënë do bëhesh më mirë, po kthehesha nga puna, dhe isha në rrugicën e shtëpisë, ai ndaloi dhe nuk e pashë që kishte bidonin se e kishte fshehur në xhep, një bidon të vogël.

Më hodhi benzinën, ndezi çakmakun, e ndezi dhe iku me vrap. Unë fillova të bërtisja se nuk kishte njeri aty, qëlloi një fqinje që më mori në oborr e më fiku zjarrin me ujë. Dy ditë më parë erdhi nga Saranda, folëm qetë qetë, u ndamë shumë mirë, dhe i thashë të flasim mirë për hir të fëmijëve.

Ditën e dytë nuk u bë i gjallë fare, ndërsa ditën e tretë ndodhi kjo. Deri tani mjekët thonë që do duhet të rri më gjatë, por nuk e dimë nëse do duhet të shkoj jashtë shtetit.

Plagët i kam tek duart më shumë sepse jam munduar ta fik zjarrin me duar, barkun dhe kofshët. Kam temperaturë dhe më ka nisur ankthi.

Kam frikë, më del imazhi i tij në kokë, kam frikë për veten dhe fëmijët. Kam 10 vjet që e njihja. Ai e ka ndërruar emrin, unë në dhjetor po sëmuresha shumë shpesh se kisha shumë stres, dhe i flisja për mirë, të mblidhte veten për hir të familjes, por ai nuk po përmirësonte.

Aty e pashë që s`do ndryshonte dhe thashë të shoh jetën time. Kontaktoj me familjen e tij, se kam marrëdhënie të mirë, më mbështesin. Unë erdha të jetoj te shtëpia e familjes time, dhe unë punoj ku të mundem, se nuk punoj dot në vend të rregullt me sigurime”, tha Melisa Trendafili.