Policia ka arrestuar autorin e dyshuar për zjarrvënie në makinën e Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat.

 

Ngjarja ka ndodhur me 1 tetor të 2018, i arrestuari nga policia është shtetasi Alket Rumano, 46 vjeç.

 

Sipas policisë ky shtetas në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, për motive të dobëta i ka vënë zjarrin gjatë natës automjetit me targë AA550TN në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re