Policia e Vlorës ka zbardhur djegien e makinës, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme. Sipas një njoftimi nga blutë e Vlorës bëhet me dije se është zbardhur dinamika e djegies së makinës së shtetases A.K.

Më tej shtohet se nga hetimet dhe provat e grumbulluara bëhet me dijese është arrestuar një 23-vjeçar, djali i pronares se makinës, i dyshuar si autor i ngjarjes. Policia shton se shkaqet e ngjajres kanë qenë për motive të dobëta.

POSTIMI I PLOTË

Zbardhet ngjarja e ndodhur në zonën e Skelës ku u dogj plotësisht një automjet. Ditën e djeshme, në zonën e skelës, automjeti tip Renault Clio, në pronësi të shtetases A.K, u përfshi nga flakët dhe për pasojë u dogj plotësisht.

Menjëherë policia filloi hetimet në lidhje me rastin, ku nga hetimet dhe provat e grumbulluara, u bë zbulimi, identifikimi dhe kapja e autorit duke vendosur para përgjegjësisë penale shtetasin: K.K., 23 vjeç, banues në Vlorë, i biri i shtetases A.K (pronares së mjetit). Specialistët e hetimit të krimit kanë zbuluar se ky shtetas i ka vënë zjarrin mjetit të nënës së tij, për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re