Një 41-vjeçar, i shpallur në kërkim është kapur nga policia në Vlorë, në sajë të operacionit të koduar “Triple”.

 

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E. L., banues në Vlorë. Ai akuzohet si bashkëpunëtor me 2 shtetas të tjerë që dogjën qëllimisht 3 automjete, në 18 korrik, në lagjen “Pavarësia 3”.

 

Ndaj tij, Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” më 23 korrik, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

 

Ndërkohë, 2 bashkëpunëtorët shtetasit J. Ç., 32 vjeç dhe K. Y., 40 vjeç, (porositësi dhe zjarrvënësi) u identifikuan dhe u arrestuan nga Policia, një ditë pas ngjarjes.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re