Sali Berisha ka ironizuar rubrikën Sy m’Sy të kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se kreu i qeverisë del çdo mëngjes dhe bën monolog me vete.

Kreu i PD-së u shpreh se pyetjet nuk bëhen nga qytetarë, por kryeministri Rama i shpik vetë.

Berisha deklaroi se Rama çdo ditë e ka 1 Prill, ndërsa theksoi se “e sheh se populli nuk i pranon dokrrat e tij me zhapinj e hardhuca dhe deklaroi dje se do e bëjë pensionin 400 euro në 2030″.

“Njeriu që del çdo mëngjes dhe flet me vete në një monolog, se thotë që po flas me qytetarët, asnjë nuk është qytetar, i shpik vetë. Sot e ka ditën e tij, por problemi është se ai çdo ditë e ka 1 prill.

Sa herë ta dëgjoni kujtoni 1 Prillin se është dita e Edi Ramës. Tani që e sheh se populli nuk i pranon dokrrat e tij me zhapinj e hardhuca, me kafshë të të ndryshme që jeton me to, deklaroi dhe dje se po i bien shumë pikët nga kjo “Sy më sy” e këto mashtrimet, deklaroi dje se do e bëjë pensionin 400 euro në 2030. Po pse nuk e bëri për 12 vite. Do të bëjmë gjithçka për një Shqipëri madhështore”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko