Mjeku i njohur Tritan Kalo pjesë e ekipit që të spitalit Infektiv që po trajton të sëmurit e prekur nga koronavirusi ka dhënë një mesazh të fortë për shqiptarët. Në një status në Facebook, Kalo kërkon që shqiptarët të kenë durim në këtë betejë dhe se nuk pajtohet aspak me zhurmën e Tiranës. Mjeku publikon edhe një foto me kolegun e tij, doktor Agimin, i cili është i prekur nga Covid-19 dhe të disa infermiereve.

“Fjalët në mesazhin e tij që bashkëshoqërojnë foton me të, janë prekëse dhe përmbajnë shumë mirënjohje: “Më bërë ta shijoj këtë shkëlqim dielli në dritaren time. Përqafime me mirënjohje të thellë.”…. Dëgjoni vetëm këshillat e specialistëve dhe jo ato të gjithologëve, për të mirën e shëndetit tuaj fizik dhe mendor”, thuhet në këtë postim.

Mesazhi i plotë

DURIM, durim dhe vetëm durim. Përsëritja mbetet mama e dijes, dhe aspak baba e mërzitjes. Jemi ende larg së të thirrurit fitore. Vetizolimi, distancimi fizik, higjienavetjake dhe ajo kolektive, ushqimi, ajrimi i mjediseve tona, rehidrimi po fillojnë të na shpërblehen, por me orët e “liridaljes” nuk duhet abuzuar.

Udhët e Tiranës zhurmojnë dhe ta thyejnë pak zemrën ku sheh pamje si më poshtë. Në spital me infermieret tona duararta e fjalëpakë të Pavionit të parë, Mirën e Lulin si dhe me Agimin, i cili po përballet me Sars-Coc2/Covid-19 dhe këmbëngul që të bëjmë një foto së bashku. Fjalët në mesazhin e tij që bashkëshoqërojnë foton me të, janë prekëse dhe përmbajnë shumë mirënjohje: “Më bërë ta shijoj këtë shkëlqim dielli në dritaren time. Përqafime me mirënjohje të thellë.”…. Dëgjoni vetëm këshillat e specialistëve dhe jo ato të gjithologëve, për të mirën e shëndetit tuaj fizik dhe mendor

Ju duam shumë, por edhe ju duhet të doni më shumë veten tuaj, si dhe të respektoni përkushtimin e punën tonë. Bashkë me siguri do ja dalim mbanë!!!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re