Doktor Dhimitër Kraja u shërua nga koronavirusi. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në “Facebook”.
“Lajm i mirë, që më gëzoi pa masë!🙏🏼 Sapo ka lënë Spitalin Infektiv, në gjendje të mirë shëndetësore, prof. Dhimitër Kraja! #FORCA🙏🏼”
Doktori i njohur kishte dalë në pension mirëpo iu përgjigj thirrjes për tu kthyer në detyrë nisur nga situata e emergjencës me të cilën po përballet vendi dhe ish-kolegët e tij.
Por më pas profesor Dhimitër Kraja rezultoi pozitiv në testin ndaj COVID 19 dhe për këtë arsye u shtrua në Infektiv për të marrë trajtimin mjekësor.