Doktor Pëllumb Pipero e quajti komplekse gjendjen në Spitalin Infektiv.

“Situata në spitalin infektiv është komplekse. Kemi 66 pacientë të shtruar në spital. Kemi nga ato që janë presin për të dalë nga spitali të shëruar.

Kemi pacientë në gjendje të mesme dhe kemi pacientë në gjendje të rëndë. Kjo është një pandemi shumë e panjohur. Është një sëmundje tinëzare pasi ta merr pacientin atëherë kur nuk e mendon. Me këtë virus nuk ka trimëri. Trimi është ai që qëndron në shtëpi”- tha Pipero në emisionin “Open”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re