Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se një 67-vjeçare dhe tre mësues kanë përfunduar në spital pas vaksinimit kundër Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ai ka hedhur akuza të rënda ku thotë se një 67-vjeçare me emrin Xhevahire Vladi, ka përfunduar në spital pasi ka bërë vaksinën kundër koronavirusit.

Gjithashtu, një tjetër shprehet se në spitalin e Laprakës tre mësues janë në gjendje të rëndë pasi kanë bërë vaksinën.

Duke iu referuar burimeve anonime te “dixhilateleve”, Berisha vijon panderprere te perhape panik per vaksinen ruse.

Sikurse beri me AstraZeneca deri sa doli EMA dhe konfirmoi efektshmerine e saj!

Postimi i plotë i Berishës:

Nderlikime te renda nga vaksina! Ato fshihen me urdher te xhahilit te Surrelit. Lexoni denoncimet e qytetareve dixhital. sb

Pershendetje Dok.Berisha !  Dje  ka ardhur me helikopter nga Lura ne Urgjencen e QSU Tirane nje grua rreth 67 vjeç me emer Xhevahire Vladi me Tromboze si rezultat i vaksines Kineze te marre para 2 ditesh ne Qendren Shendetesore Lure. Te lutem dok.me ruani anonimatin.

Doktor te uroj shendet dhe cdo te mire! Rastesisht isha te Ambulanca e Laprakes Doktor erdhen tre mesues ne gjendje shume te rende nga vaksinat e edvinit ,i futen direkt ne oksigjen !!!Me shume respekt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re