Dy doktorë kinezë, të cilë vijojnë të punojnë ditë e natë për të shpëtuar pacientët e tyre të infektuar nga koronavirusi, janë rrahur barbarisht nga një burrë, pasi vjehrri i tij 68 vjeçar, humbi jetën nga sëmundja.

Mjekën janë goditur dhe u janë hequr kostumet mbrojtëse, duke i lënë të ekspozuar ndaj koronavirusit. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe për të kanë nisur hetimet.

OBSH ka shpallur emergjencë globale për shkak të koronavirusit,  Deri në këto momente 213 persona kanë humbur jetën në Kinë si pasojë e këtij virusi dhe rreth 10 mijë persona janë konfirmuar si të infektuar.

Në vendet e tjera jashtë Kinës, janë raportuar 98 raste, përfshirë Italinë, Mbretërinë  e Bashkuar dhe Francën.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re