Ish kreu i PD në degën e Kukësit, Ibsen Elezi ka folur lidhur me situatën e krijuar brenda partisë me shpalljen e dy dative për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, atë të 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe atë të 18 dhjetorit të thirrur nga kryetari aktuals Lulzim Basha.

Në fjalën e tij, Elezi tha se ajo që i jepte shpresë ishte procesi dhe jo Berisha duke shtuar se për këtë të fundit e kishte parashikuar përjashtimin që në momentin kur Basha po bënte ndryshime në kryesinë e PD.

Më tej ai u shpreh se lëvizjet e fundit, kishin sjellë një shpresë dhe energji për ndryshim brenda PD dhe se bësonte se kryetar i ri do të ishte Berisha nëse do të realizoheshin zgjedhjet brenda PD. Elezi sqaroi gjithashtu se nuk kishte qenë pjesë e procesit të mbledhjes së firmave por e kishte parë se mbështetja ndaj Berishës kishte qenë e madhe.

Ish kreu i PD në degën e Kukësit, Ibsen Elezi i ftuar në studion e Fax News për të folur lidhur me situatën brenda Partisë Demokratike:

Humb thellë zgjedhjet e dyta dhe e mendoi veten më lart se partia. Kjo është një frymë që këto liderat e rinj si në PS sin ë PD e kanë future në parti. Rama dhe Basha kanë future vendimmarrjen individuale. Po të shohësh Rama është edhe më autocrat se Berisha dhe Basha është edhe më autocrat se Rama. Ajo që po ndodh sot në PD, ka një largim nga realiteti. Janë forca të brednshme që e shtyjnë këtë. Kjo ndodh me cdo njeri. Unë në Kuvendin e fundit paralajmërova që do kenë një përplasje shumë më të ashpër. Që prej shpalljes non-grata të Berishës, fakti që Basha po bënte emërime pa asnjë lloj konsultimi ishte një shenjë që po kërkonte të merrte në dorë partinë. Në momentin që një kryetar partie merr masa për të kontrolluar kryesinë tregon se do të merrte masa të forta dhe e bëri.

Doktori thoshte se nuk e priste këtë vendim ndërsa unë e kam thënë që në shtator në një intervistë ku thashë se ky ishte fakt. Nuk ka të bëjë vetëm me Berishën me individ por me mënyrën sesi është vepruar pa konsultim. Kjo dmth që nuk e ka të vështirë të përjashtojë këdo tjetër nga partia dhe kështu nuk ndihet askush sgiurt. Basha nuk ka pasur pikë serioziteti në aksionin politik dhe ka pasur një lloj autokracie të paimagjinueshme brenda partisë. Një njeri që është betu para njerëzve dhe mashtron është i pabesueshëm. Nuk dihet tashmë nëse e bën nga paaftësia apo me qëllim, por ai duhet të largohet.

A keni shpresë tek Berisha?

Ai është shprehur se do të rikandidojë në krye të partisë dhe është e drejta e tij. Unë kam bërë edhe një lloj denoncimi lidhur me zgjedhjet e zhvilluara në PD në Qershor. Edhe mua më larguan pa asnjë lloj arsyeje, më përjashtuan. Sekretari i Pëergjithshëm që del e bërtet mpër rregulla, nuk ka zbatuar asnjë lloj rregulli. Në cfarëdo lloj aspekti, PD ka shkuar në degradim të plotë. Edhe fakti që anëtarësia nga 100 e ca mijë ka shkuar në 70 e ca mijë. Po të shohësh edhe pikëpamjet konservatore nuk kanë. Kapim këtë rastin ëpr vaksinimin, kudo në botë forcat konservatore janë për vullnetin e lirë të individëve për t’u vaksinuar ndërsa PD këtu nuk mban asnjë lloj qëndrimi ndaj kësaj por mbështet vaksinimin e detyruar. E gjithë kjo nisëm që ka marrë Berisha, është ndihmuar shumë nga aspekte të ndryshme. Ai e nxiti të gjithë këtë, e mori dhe e materializoi të gjithë këtë pakënaqësi.

Mua më jep shpresë procesi, jo zoti Berisha. Nëse do realizojë një kuvend me process demokratik, kjo jep shpresë. Nëse zgjidhet apo jo ky është një aspekt tjetër. Këtu duket që Berisha për shkak të aksionit politik, nëse kandidon do të jetë kryetar I ardhshëm. Unë do isha për ndonjë variant tjetër, por mesa nuhas besoj se mund të zgjidhet. Nga ajo që do ndodhë së pari është kjo që kur mblidhet një Kuvend, ¼ kanë të drejtën të ushtrojnë veton dhe të shkarkojnë kryetarin. Ky kuvend shkrin edhe partinë jo më të shkarkojë kryetarin. Nuk mund të vendosen kufizime ndaj vullnetit të Kuvendit të PD për t’u mbledhur.

Kështu që data 11 besoj unë, do jetë ajo që do bëjë ndarjen. Nëse ky Kuvend do ketë një shumicë absolute, unë besoj se PD mund të ketë një hap përpara dhe një frymë për ringritje. Kjo e datës 18 është më shumë si lojë politike. Për shkak se gjatë gjithë kësaj periudhe, nëse Lulzim Basha sheh qartë, do të shohë se shumcia do të mblidhet në datën 11 dhe jo më vonë. Unë nuk jam i përfshirë në process, por e di se kanë firmosur pjesa më e madhe për mbledhjen e Kuvendit, është e kotë tashmë të bëhet sikur kjo nuk është e vërtetë. Unë mendoj se mbi 60% e delegatëve e kanë firmosur deri më tani madje edhe më shumë.

(B.V/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re