Arkivi Shtetëror ka publikuar së fundi një dokument për të cilin pretendon se do të ngjallë debat.

Është fjala mbi arin e që morri me vete Zogu në ikje, gjatë pushtimit italian, një fakt i mitizuar nga historiografia komuniste.

“Arkivi i shtetit publikon sot për herë të parë një dëshmi të re rreth sasisë së arit të marrë me vete nga Mbreti Zog gjatë largimit nga Shqipëria.

Sipas dokumentit që është shkruar dhe firmosur nga Gjon Lusha, ai pretendon se sasia e Arit që Mbreti Zog dhe shoqëruesit e tij kanë marrë me vete gjatë largimit nga Shqipëria për në Greqi në Prill të vitit 1939 është shumë herë me e madhe se ajo që dihej deri më sot.

Dokumenti është nxjerrë nga fondi i milicisë Fashiste dhe vjen në formën e një raporti si më poshtë”, shkruan Arkivi, duke publikuar dokumentat përkatëse në gjuhën italiane:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re