Në një dokumentar për vdekjen e Lady Dianës, djali i saj Harry ka fajësuar pikërisht ata, paparacët, si shkaktarët e për vdekjen tragjike të nënës së tij.

“Një nga gjërat më të vështira që duhet të pohojmë është fakti se njerëzit të cilët e ndiqnin në tunel, janë të njëjtët që e fotografuan ndërsa ajo ishte duke dhënë shpirt brenda makinës”, tha Harry.

Më pas, duke komentuar ikjen e nënës nga kjo botë, William shtoi: “Kur këto gjëra ndodhin në mënyrë traumatike si vdekja e nënës në moshën 15 vjeç, sa më shumë ta përjetosh si fat të keq, aq më shumë të forcojnë për të mos u thyer në jetë”, tha princi, që ashtu si e ëma, është në qendër të vëmendjes së botës së showbiz-it.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re