Skip to content

(DOKUMENTAT) Sherri për lirimin e zyrave, FRD i përgjigjet Bashkisë së Tiranës: Pse nuk thonë ka mbaruar kontrata?!

Fryma e Re Demokratike i është përgjigjur Bashkisë së Tiranës që nxori dokumentat, sipas të cilëve pronësia e godinës është e bashkisë.

Duke treguar kontratën e qerasë dhe letrën që i ka dërguar policia e bashkisë, FRD deklaron se kontrata tregon që FRD nuk ka zaptuar apo hyrë në pronën e Bashkisë pa pëlqimin e saj.

“FRD është se e lejon ligji aty. Në së Bashkia mendon se i kemi zënë ambientet, pse thotë me liro ato për arsye rikonstruksioni. Mund të thoshte të ka mbaruar kontrata, dhe ma dorëzo. Në të dy rastet ajo duhet të shkojë në gjykatën administrative e të kërkojë lirimin e ambienteve. FRD nuk erdhi nga rruga dhe zuri zyrat e bashkisë,” burimet nga FRD thanë për Fax News.

Konflikti për ambientet e zyrave që përdorën nga FRD-ja e pati kulmin e saj ditën e sotme, kur Presidenti i vendit, Ilir Meta u përplas fizikisht me punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët tentuan ta pengonin të futej brenda ambienteve.

Bashkia e Tiranës thotë se ambientet janë në pronësinë e saj dhe për këtë arsye FRD-ja duhet të largohet, ashtu sic kanë bërë dhe partitë e tjera. Bashkia madje publikon dhe dokumentat që sipas saj pronësia i është dhënë në vitin 2013 me firmë të ish-Kryeministrit Berisha.

Mbrëmjen e sotme, pranë zyrave të FRD-së ka shkuar dhe kryetari i PD-se, Lulzim Basha që e quajti një akt të rëndë këtë që po i bëhet FRD-së.

Vetë kryetari i FRD-së, Sali Shehu ndodhet aktualisht brenda zyrave së bashku me mbështetësit e tij, si dhe me zv/Kryetarin e LSI-së, Petrit Vasili nga ku deklaroi në një intervistë për Fax News se do të qëndrojnë gjithëe natën aty, duke qenë se janë në zyrat e tyre.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb