Dy gra shqiptare janë ndaluar në aeroport në Itali, pasi janë kapur me dokumente greke të falsifikuara.

Mediat italiane bëjnë me dije se ka qenë ora 18.30, kur po bëhej kontrolli për verifikimin e dokumenteve të pasagjereve të një fluturimi për në Manchester me kompaninë ajrore Easy Jet.

Policia në aeroportin e Catanias u vuri prangat dy femrave me iniciale të huaja, D.O dhe D.X.

Shqiptaret u përpoqën të shmangin kontrollet e dokumenteve duke u treguar rojeve kufitare dy karta identiteti greke.

Me pas ekspertët përmes pajisjeve teknike arritën të verifikojnë se dokumentet ishin false, ndërkohë që në bagazhe atyre iu gjeten dokumentet shqiptare, të fshehura mes sendeve të tjera personale.

Pas shoqërimit, policia tha se ato do të hetohen në gjendje të lirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re