Në ndryshim nga sa deklaroi sot deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, që është njëherësh kryetar i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli nuk ka refuzuar që të japë informacion.

Në një reagim për Fax News, Leli bën me dije se ai i ka kthyer përgjigje Kuvendit që prej datës 15 Nëntor, ku ka dhënë informacion në lidhje me numrin e të punësuarve, dhe si kanë ndryshuar shifrat përpara zgjedhjeve të Prillit.

Sipas Lelit në periudhën nga Janari në Prill të këtij viti ka pasur një rritje me 7% të numrit të punësuarve në Bashki.

Ndërkohë Leli ka dhënë përgjigje dhe për përfituesit e ndihmës ekonomike, që sipas Bashkisë janë të gjithë prezent në Shqipëri, dhe janë brenda kritereve për të marrë përkrahjen nga shteti.

Siç shihet dhe në dokumentet e siguruara nga Fax News, shkresa që Leli i ka nisur Kuvendit mban datën 15 Nëntor, duke rrëzuar kështu pretendimet e Alibeajt se nuk është dhënë përgjigje për Kuvendin.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re