SPAK vijon hetimet për tenderin abuziv për uniformat e Policisë së Shtetit. Sipas burimeve të gazetarit të Fax Neës Elvis Myrta mësohet se Prokuroria e Posaçme po përpiqet të kthej të penduar dhe bashkëpunëtor, zyrtarë të arrestuar për tenderin e 2.8 miliardë lekeëve të Uniformave të Policisë.

Sipas burimeve janë bërë disa përpjekje që dy nga zyrtarët të vënë tashmë në akuzë për “Shkelje të barazisë në tender” në bashkëpunim, të japin detaje në lidhje me drejtuesit e tyre, apo cdo formë ndikimi që mund të ketë ardhur nga lart.

Nuk dihet nëse këto përpjekje kanë dhënë rezultat, ndërkohë që prokuroria ka në hetim çështjen nën dyshimin se ka përgjegjës të tjerë në favorizimin që i është bërë kompanisë fituese.

Megjithatë vetëm në bazë dokumentesh është e vështirë të shkohet ne nivel drejtues. Nga ana tjetër, SPAK pati nën hetim në të njëjtin procedim dhe një tender të Ministrisë së Mbrojtjes dhe për këtë rast hetimet u ndan dhe po bëhen verifikime të tjera për rastin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re