Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka publikuar disa dokumente në lidhje me drejtorin e DPSHTRR, Blendi Gonxhen dhe e akuzon se brenda një muaji i shtoi 3 kategori shtesë patente për veten e tij, nga vartësit e tij.

Dokumentet sipas Zhupës janë nga sistemi i patentave me të gjitha të dhënat dhe duket se ai në periudhën 11 maj- 16 qershor ka fituar 3 kategori shtesë në patentë.

Zhupa thotë se Balluku bën sikur nuk sheh shkeljet e Gonxhes, por sipas saj Prokuroria duhet t’i hetojë aferat korruptive të drejtorit të DPSHTRR.

STATUSI NGA INA ZHUPA

Dje i drejtova disa pyetje publike Gonxhes: Nëse ai ka abuzuar me deryrën për përfitime personale duke marr kategoritë e patentave për një muaj ndërkohë që është vetë drejtor i patentave? Të përgjigjej nëse ka marr kategoritë si drejtori i madh që ka në dorë t’ju bëj gjëmën nga ai i pari tek i fundit atyre që kanë detyrimin për ti dhënë kategoritë?

Qytetarët që e paguajnë me taksat e tyre prisnin që Gonxhja i patentave t’ju përgjigjej pyetjeve të drejtuara publikisht.

Por të gjithë e kemi vënë re se si kryebashkiakët, deputetët, funksionarët rilindas vuajnë nga humbja e kujtesës për dënimet e marra, për shkeljen e ligjit, abuzimin me detyrë, kështu që po mundohem ta ndihmoj të kujtoi.

Më poshtë dokumentat nga sistemi i patentave me të gjitha të dhënat e drejtorit të patetave Gonxhe që merr kategoritë për vete nga njerëzit që janë në vartësi dhe njerëzit që kanë të lidhur aktivitetin e tyre pikërisht nga urdhërat e tij. Po ta shikoni edhe nga dokumenti është pikërisht Drejtoria e Transportit Rrugor që drejton Gonxhe.

Brenda një muaji, ditën e parë të hapjes nga karantina 11 maj deri ne 16 qershor Gonxhja i shton 3 kategori për veten e tij nga vartësit e tij.

Shpresoj që këto ta ndihmojnë që ti kthehet kujtesa dhe ti përgjigjet publikut për pyetjet e tjera të bëra publikisht.

Balluku, le të bëj sikur nuk dëgjon dhe nuk i shikon shkeljet e Gonxhes, sepse kështu do e ndajnë faturën e abuzimit me detyrën së bashku. Prokuroria ka detyrimin të nis hetimet, dhe ti hyj në thellësi aferave të shumta të Gonxhes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re