Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e konsideroi si një skandaloz urdhrin për mbajtjen me detyrim të një sasie lekësh nga rroga e efektivave të Policisë së Shtetit, si solidarizim me familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Edi Rama nuk u heq 150 milionë USD oligarkëve të vet, por mban me Urdhër lekët e rrogës së policëve dhe mësuesve”, shkruan Vokshi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Vokshit

Urdhër skandaloz!!

Edi Rama nuk u heq 150 milionë USD oligarkëve të vet, por mban me Urdhër lekët e rrogës së policëve dhe mësueve.

Aktet duhet të anullohen me urgjencë!

Shqiptarët jane vetë solidarë, i ndihmojnë sic i kanë ndihmuar vetë deri më sot vëllezërit dhe motrat e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re