Demokratët teksa po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të këtij viti nuk ngurrojnë të shprehen se mazhoranca ka një skenar për vjedhjen e zgjedhjeve.

Madje nuk mungojnë të akuzojnë Ramën se po përdor paratë e oligarkëve që të blejë votat, duke përgatitur në këtë mënyrë dhe alibinë për një humbje të mundshme të zgjedhjeve.

Por PD dhe lideri i saj historik kanë një marrëdhënie aspak dinjitoze me votën, zgjedhjet dhe blerjen e grabitjen e tyre sa herë që kanë qënë në pushtet.

Vjedhja e votës u “instuticionalizua” më 26 maj 1996, duke hyrë në këtë mënyrë në histori si njolla më e zezë e zgjedhjeve në Shqipëri, pasi u grabitën ditën për diell nga policia dhe SHIK-u i asaj kohe, dhe detyruan opozitën të tërhiqen ditën e zgjedhjeve.

Jo vetëm që nuk u njohën nga ndërkombëtarët por shënuan dhe rrënimin e shtetit shqiptar një vit më vonë pas shembjes së fiormave mashtruese piramidale të ngritura me investimin e vetë Sali Berishës, i cili i quante bashkë me kioskat “dallëndyshet e kapitalizmit shqiptar”.

Dhe meqë jemi tek Piramidat mashtruese që thithën dhe vodhën mbi 1.2 miliardë dollarë nga kursimet e shqiptarëve që shitën dhe shtëpiat për të përfituar nga kapitalizmi i Berishës, bosët e Piramidave ishin dhe investitorët e drejtëpërdrejtë të fushatës së PD më 26 maj 1996.

Në radhë, “VEFA” hollding e Vehbi Alimuçës, “Gjallica” e Shemsie Kadrisë dhe Fitim Gërxhalliut, “Silva”, “Cenaj” etj dhanë para pa hesap për Berishën dhe PD, madje duke i uruar dhe fitoren në zgjedhje dhe duke pasur si reklamë emrin e tyre në logon e fushatës elektorale të demokratëve.

Ne disponojmë një dokument të lëshuar nga firma “Gjallica” me firmë e me vulë, ku sponsorizonte PD-në në janar të vitit 1996 me plot 50 mijë dollarë për fushatën zgjedhore. Ishin shumë atëherë 50 mijë dollarë për dijeni të të rinjve të sotëm.

“…Në të gjitha fushat e veprimtarisë së saj, kompania jonë ka gjetur mbështetje nga strukturat demokratike të vendit dhe legjislacioni i krijuar!

Shoqëria tregtare Private “Gjallica” shpk Tiranë sponsorizon Partinë Demokratike të Shqipërisë në shumën 50 000 USD. Ju përshëndesim dhe ju urojmë suksese”, shkruhet mes të tjerave në dokumentin  që shoqëronte këtë sposorizim, të përcjellë me firmë dhe vulë.

E përcjellim këtë lajm të shoqëruar me dokumentin përkatës, pasi janë sërish të njejtët politikanë që atëherë u sponsorizuan nga firmat mashtruese piramidale e sot bëjnë premtime marramendëse, që shkojnë 700 milionë euro në vit, mbi investimet dhe elementët e tjerë që përmban buxheti.(tema)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re