Zëvendësminisistri i jashtëm grek Jorgos Katrugalos ka lëshur mesazhe të ashpra drejtuar Shqipërisë në lidhje me pronat e minoretit grek në Shqiperi.

 

Në një letër drejtuar parlamentit ai ka informuar legjislativin në lidhje me shkeljen e të drejtave sipas tij të minoritetit grek në shqipëri, veçanërisht ato qe lidhen me pronen.

 

Katragulos thotë se në lidhje me këto shqetësime të Greqisë, ai ka informuar dhe zyrtarët e bashkimit europian.

 

Në letër thuhes se “Greqia si një lider në Evropën Juglindore dhe shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s, tregon vetëpërmbajtje dhe se vepron me maturi për përmirësimin e marrëdhënieve.

 

 

 

Letra e plotë e zv.Ministrit të Jashtëm Katrugalos:

 

Ministria e Jashtme është duke monitoruar nga afër zhvillimet dhe ka marrë masat e duhura për mbrojtjen e të drejtave të minoritarëve tanë në Shqipëri. Ne kemi  reaguar menjëherë dhe me vendosmëri kundër lëvizjes së fundit të qeverisë shqiptare dhe veçanërisht kundër vendimit të miratuar të kabinetit qeveritar, ku i ka dhene arbitrarisht Ministrisë së Turizmit, parcelat e tokës, duke përfshirë edhe pronat private të grekëve etnikë.

Përveç njoftimit tonë, ne vijuam duke informuar komunitetin ndërkombëtar. Natyrisht, kemi patur një theks të veçantë në ngritjen e vetëdijes së Bashkimit Europian, pasi pasuria, si dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe të pakicave janë pjesë përbërëse e 5 parakushteve kryesore për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë.

Unë i kam dërguar letra Zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian, Znj. Mogherini dhe Komisionerit për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Johannes Hahn, të cilëve u theksova seriozitetin dhe kritikën e tyre për situatën si dhe nevojën që pala shqiptare të tërheqë këto nisma legjislative.

Ne kemi biseduar dhe me palëm  shqiptare, me të cilët janë bërë kontakte për të kërkuar të gjitha sqarimet e nevojshme për këto zhvillime të fundit, se Shqipëria ka  detyrimin ndërkombëtar dhe evropian për respektimin në praktikë , të drejtat e Pakicës Kombëtare greke në të gjithë territorin e saj dhe përbën një kusht të  panegociueshëm, jo vetëm për promovimin e marrëdhënieve tona bilaterale, por edhe për suksesin e aspiratave evropiane të Tiranës.

Greqia si një lider në Evropën Juglindore dhe shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s, tregon vetëpërmbajtje dhe vepron me maturi e vendosmëri.

Sa për Shqipërinë, kujtoj marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe nxitja e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat duke promovuar dhe  kushtet e minoritarëve tanë në Shqipëri, për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetit në të dy vendet si dhe në rajon. Por promovimi i marrëdhënieve dypalëshe kërkon vullnet të ndërsjelltë. Nga ana jonë ne e monitorojnë nga afër respektimin e plotë të parimit të fqinjësisë së mirë nga autoritetet shqiptare si kusht  për anëtarësimin e këtij vendi në Bashkimin Europian.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re