Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama morën pjesë në prezantimin e Dokumentit të Politikave të Arsimit të Lartë 2030, me vizionin për të përafruar standardet e arsimit të lartë shqiptar me ato të Bashkimit Europian.
Gjatë fjalës së saj ministrja Manastirliu tha se falë reformës së arsimit të lartë sot të gjitha universitete private dhe publike në Shqipëri janë të akredituara.
Manastirliu: Ky ëshë dokument që vjen si produkt i analizave dhe të sfidave dhe arritjeve që kemi patur në këtë dekadë, duke zbatuar reformën në arsimin e lartë, drejt cilësisë transparencës dhe autonomisë universitare.
Në vitin 2014, 18 universitete që prodhonin diploma fiktive u mbyllën dhe nisi reforma e punës për përafrimin me standardët ndërkombëtare. Sot të gjitha universitetet janë të akredituara, publike dhe private.
Procesi transparent i pranimit në universitete përmes e Albania është gjithashtu një arritje.