Dokumenti i pronës tashme mund te merret nga celulari apo nga një kompjuter me një aplikim tek e-albania.

Aplikacioni i ri është prezantuar nga kryeministri Edi Rama i cili tha se pas 30 vitesh zvarritje te ceshtjes se pronave të gjithë qytetarët mund ta marrin dokumentin për pak minuta.

E pra, më në fund ia dolëm ta mbajmë këtë zotim tejet të vështirë dhe t’i japim fund sekserëve, bakshisheve, pritjeve e zvarritjeve, që në 30 vjet e kthyen hipotekën, në gropën më të zezë të korrupsionit në Shqipëri, pas gjykatave e prokurorive, ku vazhdon pastrimi i thellë e tejet i vështirë po ashtu!Siç do ta shihni edhe pagesat e shërbimeve të kadastrës do të mund t’i bëni online, përmes llogarisë suaj bankare, ndërkohë që po finalizohen marrëveshjet me të gjitha bankat e nivelit të dytë në vendin tonë.

Kreu i kadastrës Artan Lame u shpreh se shërbimet për pronat e regjistruara do të merren për 3 deri në 5 minuta.

Qytetari me këto shërbime, ka tre elementë. E para ku e merr shërbimin, e dytë sa kohë do t’i duhet për ta marrë shërbimin dhe e treta si e merr shërbimin.Qytetari nuk ka më punë me sportelet tona. Kur, është ajo që po bëjmë sot.Sa-ja është që aplikimi po bëhet online dhe nëse paguan me kartë shërbimi i kthehet mbrapsht përgjigja brenda 5 minuta.

Kryeminstri u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që dy javët e para të testimit të kenë durim, pasi sistemi mund të hasë vështirësi dhe mund të mos arrijne te marrin dot sherbimin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re