Skip to content

Dokumenti/ Ja kush e “rrëzoi” Rudina Hajdarin

Nënkryetari aktual i Kuvendit, Myslim Murrizi që nga kjo e enjte është kreu i grupit parlamentar demokrat.

Pas lajmit për shkarkimin e Rudina Hajdarit nga ky post dhe debatave të forta në mbledhje, dalin në dritë edhe votat konkrete dhe firmat e deputeteve që cuan në rrokadën Murrizi-Hajdari.

Në mbledhje morën pjesë 8 deputete ndërsa mungoi Fatjona Dhimitri.

Në dokumentin e shkarkimit të Hajdarit dhe emerimit të Murrizit nuk ka firmosur vetëm vajza e Azem Hajdarit dhe Arben Elezi.

Ndërsa vec Murrizit dakort me rotacionin në krye te grupit kanë qënë edhe  Halit Valteri, Arlind Carcani,Halil Jakimi, Korab LIta dhe Alban Zeneli.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që ka përplasje kaq të forta brenda opozitës se re pasi kohë më parë disa deputete u shkëputën nga ky grup pas divergjencave me Hajdarin.